Kryesore » 2012 » Maj » 30 » 5 justifikime më të këqija të cilat e shkatërrojnë seksin
10:47 PM
5 justifikime më të këqija të cilat e shkatërrojnë seksin
Si t’ju ndihmohet atyre të cilët veçmë kanë hyrë në këtë statistikë. Ju sjellim justifikimet më të shpeshta të cilat e shkatërrojnë libidon.Edhe në media çdo ditë mund të gjejmë shumë këshilla si të përmirësohet marrëdhënia seksuale me partnerin, statistikat tregojnë si gjithnjë e më shumë çifte kanë problem kryesisht në atë sferë, ndërsa arsyet nuk janë asgjë tjetër veçse justifikime. Si t’ju ndihmohet atyre të cilët veçmë kanë hyrë në këtë statistikë. yllpress.com Ju sjell justifikimet më të shpeshta të cilat e shkatërrojnë seksin.

1. Njëri apo të dy partnerët gjithmonë janë të lodhur

Justifikimi i cili paraqitet shumë shpesh që mund ta konfirmojnë shumë çifte. Arsye për këtë është që për ju seksi ndodhet shumë poshtë në listën e prioriteteve.

Mos e ruani seksin për në fund të ditës kur veçmë jeni të lodhur dhe të gatshëm për gjumë. Kur vini në shtëpi, gatuani, lani enë dhe mblidhni rrobat e pastra dhe shikoni serinë e preferuar dhe nuk ju mbetet fuqi për këtë segment shumë të rëndësishëm.

Aktivizoheni menjëherë pas pune apo pas darkës le të jetë seksi mënyrë e relaksimit.

2. Nuk jeni depiluar dhe nuk keni përgatitur lule, shampanjë dhe dredhëza

Kur me dike e ndani krevatin dhe bashkëjetesën është normal që nuk mundeni gjithmonë të jeni të përsosur. Mos bëni dramë rreth imtësirave sepse mashkulli që është afrë juve ju do me qime apo pa qime.

Gjithashtu, bëhuni spontan. Është bukur që kohë pas kohe të organizoni që në mënyrë romantike të bëni dashuri, por ndonjëherë seksi spontan është shumë i mirë dhe pasionues nga planet e mëdha.

3. Ju jeni tip i mëngjesit, ndërsa ai i mbrëmjes

Nëse doni të jeni në lidhje duhet të jeni të gatshëm në compromise, E njëjta vlen edhe për seksin. Mos u bëni kokëfortë dhe mundoheni të gjendeni në gjysmë të rrugës. Befasoni me një zgjim erotic dhe besojmë se si nuk mund t’ju rezistojë.

4. Nuk jeni 100 për qind të nxehtë

Seksi është diçka sikur të shkoni në trajnim. Kur vjen ai çast thjeshtë nuk jeni edhe aq të interesuar, por kur fillon aksioni e dini që keni marrë vendimin e duhur.

Është e vërtetë që tempoja e shpejtë dhe stresi ndikojnë në disponimin tone apo mundoheni që stresin ta përdorni si terapi antistres dhe do të shihni se mjaft funksionon.

5. Më nuk ndjeheni tërheqës

Është normale që me vite edhe trupi jonë më nuk është siç ka qenë, por ju mbetet të filloni të përpiqeni të punoni në seksipilitetin tuaj. Mundoheni të ndryshoni ushqimin dhe mënyrën e jetës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus