Shumë njerëz e kanë tepër të vështirë të shpëtojnë nga era e pakëndshme e gojës.
Nëse tregoheni të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe përkujdesit personal mund të
parandaloni aromën e pakëndshme të gojësShumë njerëz e kanë tepër të vështirë të shpëtojnë nga era e pakëndshme e gojës.
Nëse tregoheni të kujdesshëm ndaj shëndetit dhe përkujdesit personal mund të
parandaloni aromën e pakëndshme të gojësSipas specialistëve higjiena e gojës, pastrimi i gjuhës, tharja e fytit,
ushqimet dhe pirjet e konsumuara ndikojnë seriozisht në shfaqjen e erës së
gojës. Ja disa rrugë të lehta të luftimit të erës së pakëndshme të
gojës:
Kujdesuni për higjienën e gojës:
rruga e pare dhe më e lehtë e mbrojtjes është higjiena e gojës. Prishjet
e dhëmbëve, mbetjet ushqimore, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve mund të
shkaktojnë erë goje. Pastrimi i dhëmbëve dy here në ditë dhe përdorimi një here
në ditë i fijeve për pastrimin e mbetjeve do të mjaftojnë për të zhdukur plagën
dhe bakteret e mbledhura në dhëmbë. Krahas kësaj duhet të shkoni 2 herë në vit
tek dentisti për kontroll dhe pastrim profesional.
Pastroni gjuhën dhe përdorni fije dhëmbësh:
sipërfaqja e mishrave të dhëmbëve është një vend i mirë ushqyerjeje për
bakteret. Krahas kësaj pjesa më e madhe e erës suaj të gojës lind nga bakteret
mbi gjuhë. Por shumë njerëz harrojnë të pastrojnë gjuhën. Përpiquni ta pastroni
gjuhën një here në ditë para dhe mbrapa.
Përdorni çamçakëzë pa sheqer: nëse dëshironi të
shpëtoni nga era e gojës atëherë duhet të përdorni çamçakëzë me mendër ose
mente. Por kemi një problem nëse ky çamçakëz është me sheqer. Bakteri në gojën
tuaj fryhet me anë të sheqerit dhe shkakton erë të pakëndshme. Prandaj duhet të
përdorni çamçakëzë pa sheqer për të shmangur erën e pakëndshme të gojës.
Lagni fytin: pështyma juaj
përmban dhe enzima ndihmëse për të zhdukur bakteret e këqija në gojën tuaj. Për
këtë arsye një gojë e thatë mund të mbajë erë. Lagia e gojës do të aktivizojë
gjëndrat tuaja të pështymës. Prandaj duhet ta mbani gojën vazhdimisht të njomë.
Edhe ilaçet që mund të përdoren për shkak të sëmundjeve mund të shkaktojnë
tharje të gojës. Pyesni doktorin tuaj për këtë dhe konsultohuni me të për sa i
përket përdorimit të ndonjë kolinozi të veçantë dhe gargarës së gojës. Krahas
kësaj nëse vuani nga sinusiti apo i keni hundët e bllokuara goja do t’ju thahet
shumë gjatë natës për shkak të qëndrimit hapur për një kohë të gjatë.
Kujdes ushqyerjen: ushqyerja me
pak karbohidrate dhe shumë proteina mund të cenojë trupin tuaj dhe t’ju
shkaktojë erë goje. Kjo lind nga djegia e yndyrës, gjatë djegies së yndyrës në
trupin tuaj mblidhen kimikate të njohura si keton të cilat përhapen më pas në
frymë. Meqë kjo erë e pakëndshme lidhet me stomakun dhe jo me gojën atëherë e
vetmja gjë që mund të bëni është të ekuilibroni ushqyerjen. Duhet të vendosni
kush është më i rëndësishëm për ju shëndeti apo aroma e gojës?
Konsumoni çaj: sipas të dhënave të Fondacionit
amerikan për mikrobiologjinë konsumimi i çajit shërben për shumë gjëra. Ju
ndihmon në heqjen e erës së gojës. Bazuar në një studim të zhvilluar në
Universitetin Illinois të Chicagos përbërësit kimikë si polifenoli të gjendur në
çajin e zi dhe jeshil parandalojnë zhvillimin e baktereve përgjegjëse për erën e
pakëndshme të gojës suaj.
Provoni bimët
popullore: veçanërisht bima e njohur si Kakule e gjendur në Indi dhe e
përdorur si erëz përmban veçori antibakteriale dhe mund të përdoret tek çdo
grupmoshë si një pastrues natyral i aromës së gojës. Bima Kakule përmban sasi të
mëdha të përbërësit sineol. Këta përbërës janë antiseptikë që zotërojnë fuqinë e
zhdukjes së baktereve dhe lehtësimit të erës së gojës. Ju mund të përtypni disa
fara Kakule si një alternative zëvendësuese e çamçakëzëve me mente ose mund të
provoni farën rezene që është më efektive mbi erën e gojës.
Kujdes shëndetin: era kronike e gojës mund të
jetë dhe shenjë e shumë çrregullimeve shëndetësore të lidhura me zorrët,
stomakun, veshkat , mëlçinë, infeksione serioze të sinusitit, diabetit. Nëse
keni ndonjë nga këto probleme atëherë duhet të këshilloheni me mjekun rreth
mënyrave të parandalimit të erës së pakëndshme të gojës.