Kryesore » 2012 » Prill » 11 » A mund të kemi frikë nga lumturia?
6:25 PM
A mund të kemi frikë nga lumturia?
Nëse bëjmë ndryshime që mund të sjellin entuziazëm të ri dhe na ndihmojnë që të bëjmë një "jetë të qetë”, rezultati mund të jetë ndonjë krizë paniku.Disa e pranojnë, të tjerë jo, por është përhapur bindja se njeriu modern, pavarësisht të gjitha komoditeteve që gëzon, bën një jetë larg lumturisë së vërtetë. E gjithë kjo i detyrohet stresit që krijohet nga puna, familja, marrëdhënia në çift, vetmia, angazhimet shoqërore, taksat, kriza, sëmundjet, heshtja, lajmet dramatike nga bota… Por, pavarësisht të gjithë këtyre, lumturia është gjithmonë e arritshme.

Rrugë të ndryshme për ta arritur

Ka nga ata që e ndjekin pa hequr dorë, të tjerë që e gjejnë pa u lodhur shumë duke e kërkuar, të tjerë që lodhen e këputen vetëm për disa çaste ekstaze: probleme të ndryshme që i bashkon diçka shumë e rëndësishme, lumturia. E keqja është se shumë persona e kanë larguar disi nga horizonti i tyre këtë mundësinë e të qenit të lumtur. Të zhytur prej vitesh në një mënyrë jetese racionale, njerëzit janë çmësuar me ndjenjën e lumturisë deri në atë pikë saqë kur gjenden në situata që mund të cilësohen si të lumtura, maksimumi që mund të thonë janë fjalët: "jam i qetë”, a thua se kanë frikë të tregojnë mirëqenien e përgjithshme.

Kjo gjë mund të ndodhë në të gjitha "këndvështrimet” e ekzistencës: me ndjenjat, seksin, realizimin personal, kur jeni të relaksuar, ose kur gëzoni shëndet të plotë. Një tru që nuk i aktivizon prej kohësh strukturat neurokimike që i korrespondojnë lumturisë dhe mirëqenies, nuk arrin t’i kontrollojë këto të fundit kur vijnë. I ndjen si armiq ose të huaj dhe për t’u mbrojtur, mund të japë ndonjë krizë paniku, që nëse nuk kuptohet në dinamikën e vet, mund t’ju mposhtë. Kjo ndodh më lehtë te personat të cilët për edukim dhe moral, që në vogëli janë mësuar të kontrollojnë emocionet dhe të jetojnë "të larguar” nga lumturia, gjë perceptohet si e pamundur dhe ç’është më e keqja, si e rrezikshme.

Lumturitë që trembin

- Ngazëllimi seksual
- Korrespondenca sentimentale
- Të fitosh një shumë të madhe parash pa pritur e pa kujtuar
- Të kesh gjithçka që gjithmonë ke ëndërruar
- Arritja e një qëllimi të lakmuar
- Një sukses i madh publik

Këshilla: Si të mësoheni me emocionet e forta

Merrni një libër me tregime ose përralla që ju pëlqen dhe regjistroni zërin tuaj teksa lexoni. Kur flisni, përpiquni t’i jepni intonacionin e duhur fjalëve. Pastaj dëgjoni me vëmendje atë që keni regjistruar. Lexojini dhe ridëgjojeni derisa rrëfimi juaj emocional t’ju kënaqë.

Reagoni, mos qëndroni duarkryq

Duke qenë se veprimet tuaja janë shumë të lidhura me konceptin e praktikës dhe vlefshmërisë, nuk ka më vend për emocione fine për veten. Kështu që shtojini ditës suaj gjeste e takime që kanë vetëm një qëllim: arritjen e lumturisë. Për shembull sporti ju shkarkon energjitë negative. Mund ta ushtroni jo vetëm për t’u dobësuar, por edhe për të qenë në formë. Qetësimi, ose relaksi po ashtu ju bën mirë jo vetëm për të punuar më shumë, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten.

Bëni terapi kërcimi

Është një teknikë trupore e vlefshme për të gjetur dhe për të çliruar emocionet e bllokuara, e më pas për t’u familjarizuar me to, duke i ndarë në grup. Për të rigjetur lumturinë, fillimisht duhet mposhtur turpi. Këtë duhet të bëni. Ia vlen apo jo?!

Frekuentoni njerëz entuziastë

Jepuni përparësi marrëdhënieve me personat që janë entuziastë në jetë, të aftë që t’iu transmetojnë lumturi në mënyrë direkte, ose që t’ua injektojnë prej së largu atë. Në fillim do t’ju duket e bezdisshme, por kur të mësoheni, do ta lini veten të lirë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus