Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Cfarë do që të thonë, përsëri gjithçka sillet rreth seksit
3:10 AM
Cfarë do që të thonë, përsëri gjithçka sillet rreth seksit
Atë cfarë thoni se e kërkoni nga partneri, nuk përputhet gjithmonë me atë që vërtet e kërkoni. Sidomos kur bëhet fjalë për atë se sa seksi duket partneri juaj, tregojnë hulumtimet e reja.Hulumtimi ka treguar se sado që të flasin njerëzit se kërkojnë person të zgjuar të cilit mund ti besojnë dhe i cili mund ti cojë të qeshin, të gjithë kanë një dëshirë në nënvetëdijen e tyre për të patur një partner seksualisht tërheqës. Kjo gjë është e njejtë si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
"Njerëzit do t’ju tregojnë se cilat janë karakteristikat e dëshiruara tek partneri i mundshëm. Por sipas këtyre tipareve nuk mund të parashikohet kush në të vërtetë do ti tërheqë kur dikënd do ta njoftojnë personalisht”, ka thënë shkencëtari Eli Finkel.Dhe kjo është një nga arsyet përse një numër i madh i çifteve të cilët janë bashkuar përmes ndonjë agjencioni ose ndonjë portali në internet thjesht nuk janë për njëri tjetrin edhe pse profilet e tyre u përputhen shum mirë.Në fund erdhëm përsëri në të njejtën gjë, tërheqja është shum e rëndësishme për të mbetur partnerët bashkë, kurse tërheqja çon në seks, që do të thotë se përsëri çdo gjë sillet rreth seksit!
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus