Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Çfarë domethënie kanë ëndrrat erotike?
3:02 AM
Çfarë domethënie kanë ëndrrat erotike?
Mesiguri ju ka ndodhur që t’ju shfaqet në ëndërr një "mysafir i paftuar”, ndonjë me të cilin nuk e ndani krevatin. Por mos u shqetësoni, kjo nuk do të thotë se doni ta tradhëtoni partnerin. Personin që e ëndërroni zakonisht ka të bëjë me atë se cfarë ndodhë thellë në psiqikën tuaj.
Seks me shefin
Vetëm për shkak se i keni ëndërruar momentet intime me të, nuk do të thotë se vërte e doni ketë gjë. Ëndërra e këtillë do të thotë se ju duhen më shumë këmbëngulje dhe vendosshmëri në jetën tuaj. Një tjetër ëndërr e njejtë dhe e shpeshtë është ajo me kolegun. Mos u shqetësoni, mesiguri në pyetje është dicka në lidhje me të që ju do të dëshironit ta keni.

Seks me ishin

Në këtë mënyrë truri juaj lirohet nga emocionet, vecanërisht nëse ai ose ju ka lënë. Nëse jëni tashmë në një lidhje të re, ëndërra e tillë mund të nënkuptojë se ju keni rënë në një rutinë. Ishi është shfaqur si një shenjë se duhet përsëri ta nxisni pasionin.

Seks me një të panjohur

Para se të mendoni në dicka tjetër, duhet ta dini se i panjohuri jeni ju vetë. Kohëve të fundit a keni bërë dicka jashtë rutinës suaj, dicka që kërkon guxim ose kurajo të vecantë ? ai i panjohur ka hyrë në ëndërrën tuaj si dëshmi se ju jeni krenarë për arritjet tuaja. Njerëzit janë shumë narcizoidë në ëndërrat e tyre, thonë ekspertët. Pyeteni veten se si e shihni veten tek ai personazh.

Seks i ndaluar

Nëse në gjum ju shfaqet burri i shoqes më të mirë, nuk do të thotë se ju tërhjek, por ndooshta ka dicka që i mungon burrit tuaj.

Seks me femër

Nuk ka asnjë arsye menjëherë të mendoni se e keni ndryshuar orientimin tuaj seksual. Jeni krenare për atributet e juaja femërore dhe kjo ëndërr më shumë i feston arritjet e juaja sesa që asociocon në dëshirat e juaja seksuale jonormale.

Truri në gjendje të ëndërrave ju tregon se cka ju mungon në jetë, ndërsa seksi e simbolizon dëshirën që këtë kualitet ta arrini në jetën tuaj.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus