Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Cfare duhet te beni nese i dashuri ju mban sekrete?
8:07 AM
Cfare duhet te beni nese i dashuri ju mban sekrete?
Vendoseni veten në një situatë të tillë: Një ditë merreni vesh se i dashuri juaj, disa vite më parë ka pasur marrëdhënie seksuale më një mashkull tjetër.Vendoseni veten në një situatë të tillë: Një ditë merreni vesh se i dashuri juaj, disa vite më parë ka pasur marrëdhënie seksuale më një mashkull tjetër. Çfarë duhet të bëni? Të reagoni menjëherë, apo të qetësoheni dhe të përpiqeni të kuptoni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë duke pranuar situatën.
Sigurisht që situata nuk është e lehtë, aq më tepër nëse nuk kini prova reale nëse për atë që ka ndodhur. Fillimisht duhet të kuptoni se çfarë po ndodh me ju pas këtij fakti; jeni pa fjalë, ndjeheni e "përdhosur”, apo thjesht po mundoheni ta kuptoni.

Fakti është që brezi i ri është gjithnjë e më fleksibël në reagimet ndaj çështjeve të seksit. Ndaj nuk është diçka për të cilën mund të skandalizoheni, pasi shumë prej nesh mund të thonë se është diçka e kaluar që ka ndodhur kur i dashuri juaj ishte ende në zbulimet e seksualitetit të tij.

Derisa bëhet fjalë për diçka të kaluar, duhet të kuptoni se nuk ka gjëra të përsosura, evidenton noa.al. Secili mund të ketë njolla në "biografinë” e tij. e rëndësishme është e tashmja. Raportet në çift jetojnë dhe "ushqehen” duke u mbajtur të forta me jetën e përditshme. Por ajo që është shumë e rëndësishme lidhet me faktin që nuk duhen mbajtur sekrete, është mirë që të mos fshihni asgjë për të kaluarën tuaj. Transparenca në marrëdhënien në çift është e një rëndësie të veçantë. Fillimisht ajo nuk duhet të mungojnë, më pas i takon secilit të marrë vendimet e duhura nëse i pëlqen apo jo dhe nëse mund ta pranojë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus