Kryesore » 2012 » Prill » 6 » Çfarë nuk bëjnë në një lidhje vajzat e mençura
11:47 AM
Çfarë nuk bëjnë në një lidhje vajzat e mençura
Kur për një kohë të jeni në lidhje, lehtë mundet të ndodhë të relaksoheni ndoshta më shumë se sa do të duhej. Ju shpalosim disa mëkate që janë vrasëse për një lidhje dhe ju ofrojmë disa këshilla për ta ruajtur lidhjen ndërmjet jush dhe partnerit.
1.Dhurojini dhuratat sikur t’i kishte blerë e ëma
A e keni vërejtur ndonjëherë se meshkujt nuk provojnë të ju mahnitin me deodorantin tuaj të preferuar? Mirëpo, me sa duket, femrat kënaqen kur mashkullit i dhurojnë tri brusha për pastrimin e dhëmbëve. Ndoshta mendoni se kjo është shenjë e afërsisë dhe kushtimit të vëmendjes, por ekziston rreziku që nga roli i të dashurës të rrëshqitni dhe ta luani rolin e nënës. Pasi që imtësi të tilla mund t’i blejë secili vetes kudo, pra kur janë dhuratat në pyetje, përkufizojuni vetëm në gjërat me të cilat ia shprehni dashurinë dhe ndjenjat.
2.Pastrojini dhëmbët së bashku
A do të dëshironit me të vërtetë që ta shikoni të dashurin tuaj teksa po i pastron dhëmbët, apo edhe më keq, a do ta lejonit që ai të ju shikojë ju? Më mirë do të ishte që të ju shikojë në rroba të brendshme seksi.

3.Futuni në rutinën seksuale
Skenari klasik: E keni zbuluar çfarë e kënaq në shtrat dhe nuk eksperimentoni më, por vetëm ju përmbaheni lëvizjeve të vërtetuara dhe atyre të suksesshme. "Por, mos mendoni se nëse bëni dashuri bashkë për një kohë të gjatë do të thotë se kuptoni gjithçka tek ai”, paralajmëron dr. Eblou. "Ndoshta në shikim të parë ashtu duket, por ndoshta nuk ndihet mirë nëse ua thotë një lajm si ky”. Meshkujt që e tradhtojnë femrën apo gruan, shpesh në shtëpi provojnë një lloj të vetëm të seksit, përderisa në anën tjetër praktikojnë diçka krejt tjetër, kryesisht variante avanturieriste. Kjo pasi kurë nuk kanë guxim t’i tregojnë të dyja anët e tyre. Dr. Eblou propozon kështu: "Të dytë duhet ta formojmë një listë dhe ta shënojmë gjënë më të çmendur, të cilën do të dëshironim ta provonim në shtrat… ta shënojmë së pari, edhe pse ndoshta nuk do ta aplikojmë kurrë”. Kjo është vërejtja apo mënyra e fundit që i fal atij lirinë e të shprehurit. Mos u bëni rom apo peng i dhomës së gjumit dhe orëve të mbrëmjes.

4.
Theksojini mangësitë tuaja
Jeni larg njëri-tjetrit. Kur vjen në dhomën e gjumit, e merr edhe macen me vete. Kjo, sipas mendimit të dr. Eblou, është periudhë kritike, ngase ekziston rreziku që të zhvillohet ndarja midis juve. "Dëshirojmë që personi i dashur të na pranojë në përgjithësi, në të njëjtën mënyrë sikur edhe anëtarët e familjes”, shpjegon ai. Shpesh mendojmë: Çfarë lidhje ka nëse i tregoj se kam probleme me dhëmbët?

5.Mos mendoni çfarë do të vishni për gjumë
"Kur jeni në lidhje është e lehtë ta gjeni pasionin, shkoni në shtrat vetëm në pizhame të tejdukshme, apo me një bluzë të vjetër”, thotë dr. Eblou, "por kështu dhoma e gjumit e humb magjinë”. Dëshirojmë të mendojmë se partneri ju dashuron aq shumë dhe kjo nuk ka rëndësi fare, shpjegon ai. Problemi është se partneri me të vërtetë mundet të ju dashurojë aq shumë dhe të mos e tërhiqni seksualisht. Për ta dashur dhe kënaqur duhet të mundoheni më shumë. Kurseni disa para dhe befasojeni. Nëse nuk do të duket në mënyrë fantastike, me siguri se do të duket në mënyrë të posaçme. Në të kundërtën, i dërgoni porosi se shkuarja me të në shtrat është gjë e zakonshme.

6.
Kalojini netët së bashku
"Ngulfatja” e njëri-tjetrit, sipas dr. Elbou, është një ndër mëkatet më të këqija. "Nëse ju ngulfat kohë pas kohe”, do të ishte mirë t’i thoni: "Gjatë kësaj fundjave jam e zënë”. Duhet të jeni në gjendje ta shikoni njëri-tjetrin, ngase në këtë mënyrë njerëzit afrohen ndërmjet tyre.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus