Kryesore » 2012 » Janar » 24 » Cilat janë disa nga arsyetimet për ndarje
3:08 AM
Cilat janë disa nga arsyetimet për ndarje
Kur është në pyetje ndërprerja e një marrëdhënieje apo një martese, njerëzit janë mjaft kreativë, e për shtati ju shkojnë edhe porosi të ndryshme nëpër rrjete të ndryshme shoqërore. Fillimi i një viti të ri është periudha kohore, kur njerëzit tentojnë që gabimet t’i lënë pas shpine dhe të fillojnë gjithçka me të renë. Edhe pse do të ishte më e kulturuar që ndarjen ta bëni "sy më sy”, në botën moderne gjithnjë e më shumë vendosin për një porosi në rrjetet shoqërore.
Arsyetimet më të shpeshta për ndarje
• Mendoj se je njoftuar me të dashurën time të re, ishte shoqja jote më e mirë në këto tetë vjetët e fundit.
• Vendimi im që në këtë vit të përmirësoj gjithçka, prandaj…
• Kam një rast vdekje në familje, prandaj me duhen vetmia dhe qetësia.
• Burri më është kthyer nga burgu. Dëgjohemi!
• Nëse nuk beson në magji… do të duhej… sepse unë do të zhdukem nga jeta jote.
• E vetmja gjë më e tmerrshme se të jesh i vetmuar është… të jem me ty.
• A të kam thënë kohëve të fundit se të dashuroj? Jo? Mendo pak, të uroj fat.
• Shoqja jote është shumë seksi, e ke numrin e saj?.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus