Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Dieta më e mirë për seksin? Ajo mesdhetare
1:38 PM
Dieta më e mirë për seksin? Ajo mesdhetare
Jo vetëm për shëndetin në tërësi, por edhe për seksin, dieta mesdhetare është cilësuar si më e mira.Një fakt i tillë është pohuar përmes një studimi të posaçëm të paraqitur në Kongresin Botëror të Mjekësisë Riprodhuese. Katherine Esposito, e Universitetit të Napolit, një nga hartueset e tij, deklaroi se ushqimet tipike të Mesdheut, ia kalojnë edhe havjarit apo shampanjës e luleshtrydheve, për nga niveli i tyre afrozodiak. Sipas saj, dieta mesdhetare i siguron trupit tonë një qëndrueshmëri të fortë fizike, e aftë për të patur më pas një raport të këndshëm seksual. Gatimi i një pjate spageti me salcë domate, shtëpie mundësisht, apo fileto peshku, të shoqëruara me sallata plot me vaj ulliri, u cilësuan sipas ekspertëve të shëndetit, receta mjaft të dobishme për një jetë seksuale të shëndetshme. "Kjo dietë është karakterizuar nga një model ushqyes, i cili në fakt ka mbetur konstant me kalimin e kohës, i përbërë kryesisht nga vaj ulliri, drithëra, fruta të freskëta, perime, peshk, prodhime qumështi, mish dhe mjaft erëza, që të gjitha të shërbyera me verë; të gjitha të lidhura me parimet e dietës mesdhetare, ka përmirësuar në masë të madhe pacientët që kanë përjetuar gjendje të vështira seksuale ose që vuanin nga çrregullime seksuale", deklaroi Esposito. 
Jo më kot, shtoi ai, kjo dietë është marrë në mbrojtje edhe nga UNESCO ...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus