Kryesore » 2012 » Shtator » 22 » Femrat, më nostalgjike për seksin me ish-at!
9:59 AM
Femrat, më nostalgjike për seksin me ish-at!
Një përqindje e madhe femrash janë nostalgjike për marrëdhëniet e shkuara, duke vlerësuar se seksi me ish-të partnerin ka qenë më i mirë se sa me të dashurin aktual. Një total prej 38% e femrave dhanë këtë përgjigje, gjatë një ankete të realizuar nga një eksperte britanike e seksologjisë, Tracey Cox.Përsa i përket meshkujve, 29% e tyre u shprehën se pëlqenin më shumë marrëdhëniet seksuale me ishat e tyre se sa me femrat me të cilat ishin të përfshirë në një lidhje.Studimi i Cox nxorri gjithashtu në dritë ndryshime në rolin që luajnë marrëdhëniet seksuale në mënyrën se si të dy gjinitë konceptojnë rolin e seksit.”Femrat nuk kanë tendencë që të martohen me personin që i plotëson më shumë seksualisht, pasi vlerësojnë më shumë cilësi të tjera, si besnikëria dhe aftësia për të qenë një baba i mirë. Ka shumë gra që pranojnë se dashurojnë bashkëshortët e tyre, por fantazojnë marrëdhënie seksuale me ishët. Kjo nuk do të thotë se janë penduar për zgjedhjen e tyre, por ndihen nostalgjike ndaj partnerëve më të aftë seksualisht të së shkuarës”. 

Rreth 10% e të dy gjinive pranuan se ndiheshin të eksituar nga tradhëtia dhe ideja se mund të kapeshin nga partnerët e tyre me dikë tjetër.

Anketa, rezultatet e së cilës u publikuan të enjten në "Daily Mail”, u realizua duke marrë në pyetje 1 100 meshkuj dhe femra të reja, të anketuar në mënyrë rastësore në disa dyqane erotike në Londër.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus