Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur
10:40 AM
Flirto me vajza, po mos u bëj i bezdisur
Një mënyrë e mirë për tu njohur me vajza dhe për të zbuluar nëse përputhen ty është flirti.Shprehi qëllimet e tua me lezet. Padyshim që arsyeja pse flirton me e një vajzë është sepse ajo të pëlqen. Mirëpo, kjo nuk duhet shfaqur menjëherë. Jo të gjithë dinë të flirtojnë. Flirti është art më vete. Në mënyrë që të jesh i zoti në flirt, më parë duhet të dish si mendon një femër. Femrave u pëlqen shumë kur meshkujt flirtojnë. Flirti e bën në femër që të ndihet e dëshiruar dhe e bën atë të ndihet e bukur. Femrave u pëlqen shumë vëmendja. Kur dikush flirton me to, ato e ndjejnë se janë në qendër të vëmendjes.

Kujdes me flirtet

Në parë duhet të kuptosh nëse një femër është gatshme për flirt. Nëse një femër duket se nuk është në gjendje të mirë shpirtërore, kjo do të thotë se ndoshta ky nuk është momenti më i përshtatshëm për të flirtuar. Gjithashtu, sigurohu që aty rrotull nuk ndodhet ndonjë ish-i dashur psikopat që i është qepur pas. Një femër në gjendje jo të mirë shpirtërore ka shumë gjasa që të bëjë skena dhe për më tepër askush nuk do të iki në shtëpi me nofullën të thyer. Pasi të jesh siguruar që ajo me të vërtetë ka dëshirë të bisedojë me ty, bëj lëvizjen tënde. Afrohu me buzëqeshje natyrale, pa u ngërdheshur si ujk i uritur. Kjo është gjëja më e rëndësishme për tu mbajtur mend.

Buzëqeshja tregon shumë

Si fillim, nëpërmjet buzëqeshjes bëhesh më i komunikueshëm. E dyta, buzëqeshja është gjithmonë çelësi për të kuptuar nëse ajo ka apo jo interes për të biseduar me ty. Ajo mund të jetë thjeshtë e mërzitur dhe do patjetër të flasë me dikë. Edhe kjo mund të jetë një mundësi për të folur e për të flirtuar. Bëji komplimente, por mos e tepro. Disa mendojnë që komplimenti është mënyra më e mirë për të filluar një flirt, ndërsa të tjerë mendojnë se flirti duhet të fillojë pasi të jetë bërë prezantimi. Kjo gjë varet tërësisht prej teje, pasi të dyja metoda funksionojnë. Trego vetëbesim gjatë flirtit, femrat nuk i kanë qef qullapicat.

Kur bën një kompliment, lëri komentet e tepërta pa kripë

Sigurohu që është gati. Për këto përqasje zotësia e gojës është e rëndësishme. Përndryshe, ka për të dalë një paçavure që...vetëm sa do lësh nam. Tregohu gazmor dhe shko me rrjedhën e gjërave. Asnjëherë mos përpiq të të krijosh komunikim të nxituar, për shembull, të kërkosh numrin e telefonit menjëherë. Kështu vetëm sa do japësh idenë e dështakut të paduruar. Mbaje flirtin të lehtë dhe lëre atë që të fillojë e para kontaktin fizik. Vetëm pasi ajo ta ketë bërë një gjë të tillë, mund të vazhdosh me flirt më të guximshëm.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus