Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » Gjestet që femrat i adhurojnë
12:04 PM
Gjestet që femrat i adhurojnë
Imtësitë mund të bëjnë shumëçka, për shembull ndodhë për shkak të një gjesti të vogël me të cilin dikush na ka befasuar ndihemi shkëlqyeshëm gjatë tërë ditës. Një revistë amerikane i ka pyetur lexueset e saj se cilat janë gjestet e vogla të cilat i bëjnë të dashurit e tyre, të cilat i bëjnë të ndihen mirë dhe të cilat mund t’ua përmirësojnë tërë ditën. Ja disa nga më të popullarizuarat.

- Puthja: Jepja një puthje të shpejtë, të befasishme dhe sipërfaqësore në buzë, ballë, faqe, qafë apo në ndonjë pjesë tjetër të fytyrës. Ky është një gjest i vogël që flet shumë, që nga ajo se i përkisni njëri-tjetrit, nëpër shfaqjen e dashurisë deri të shprehja e shpejtë e butësisë dhe përkatësisë fizike.

- Përqafimi i shpejtë: Përqafimi i befasishëm i cili nuk duhet të zgjatë shumë po ashtu është një gjest i vogël i cili flet shumëçka. Është kjo mënyrë e përkryer që të shkëmbeni dashuri të shpejtë dhe para së gjithash të tregoni se e doni dhe e vlerësoni femrën në fjalë. Femrat në këtë nuk janë imune dhe i adhurojnë përqafimet, sidomos ato të befasishme.

- Porosi: Dërgoni një porosi të ëmbël në rrjetin shoqëror, porosia e vogël prej vetëm disa fjalëve në "Facebook” apo "Tëitter” mund të jetë burim i vërtetë i ndjenjave të mirë për të dashurën tënde.

- Dhurata: Dhurimi i luleve apo çokollatave nuk janë vetëm për Shën Valentin. Në një ditë të zakonshme mund t’i dhuroni gjërat e lartpërmendura. Por, kujdes nuk bënë lulet të jenë artificiale por ato "të gjalla” të cilat gjenden nëpër shitoret e caktuara edhe në këtë mot të ftohtë. Ky gjest mund ta prek aq shumë të dashurën tuaj, dhe beso ajo mund t’ju shpërblejë për këtë!

- Përgatit piknik romantik: Pikniku në natyrë është i shkëlqyeshëm për shfaqjen e dashurisë. Edhe gjatë dimrit ndodhë të kemi ndonjë ditë me diell dhe e cila nuk është shumë e ftohtë dhe adekuate për një vikend të ëndrrave. Përgatit ushqimin, pijet dhe merrni batanije të nxehta në të cilat do të uleni, dhe e tëra kjo do ta kënaq të dashurën tuaj.

- Shkruani një porosi të dashurisë: Harroni celularin apo kompjuterin por merrni në dorë lapsin dhe një pjesë të letrës. Shkruani diçka të bukur, që shfaq dashurinë, do të mund t’ju ndihmojnë edhe ndonjë thënie e dashurisë dhe pastaj këtë porosi vendoseni në xhepin apo çantën e saj kur nuk është duke ju shikuar. Kur ta gjejë ajo do të jetë shumë e lumtur.

- Hapjani derën: Kur të hyni në ndonjë shitore apo kafene, në dhomën tuaj apo kudoqoftë hapjani derën. Këtë përcilleni me buzëqeshje dhe me ndonjë fjali romantike, si: "E dashura ime, urdhëroni!”

- I bëni masazh: Nëse ankohet se i dhembin këmbët, duart apo qafa, i bëni masazh. Mund t’i jepni një masazh të shpejt në qafë nëse nuk ankohet në dhimbje të veçanta, porse ndoshta është nervoze apo e hidhëruar për diçka. Kjo do ta relaksojë, dhe t’i do të jesh i dashur super i kujdesshëm.

- Bëni përmbledhjen e muzikës së saj të preferuar: Incizoje në CD dhe dhuroja. Sidomos kjo gjë do të ketë vlerë më të madhe nëse ia dhuroni në një ditë plotësisht të zakonshme, pra jo si dhuratë për ditëlindje apo ndonjë festë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus