Kryesore » 2012 » Korrik » 28 » Ja pse femrat i shohim si objekte seksi!
3:32 AM
Ja pse femrat i shohim si objekte seksi!
Mund të duket e cuditshme por vetëm meshkujt ne i perceptojmë si njerëz…femrat na duket thjesht si ansambël pjesësh të ndryshme trupi. Dhe nuk ka rëndësi gjinia, si meshkujt ashtu edhe femrat këtë perceptim kanë për të dyja gjinitë. Kjo pasi truri ynë i proceson imazhet në varësi të gjinisë të personit që po shohim.Sipas shkencëtarëve që e kanë hulumtuar këtë fakt, kur ne i hedhim sytë një objekti, truri ynë e percepton atë ose në tërësi, ose si një koleksion pjesësh.Kur pjesëmarrësve në studim u vendoseshin përpara imazhe meshkujsh, truri bazohej më shumë tek procesimi konjitiv global, pra personi perceptohej si një i tërë. E kundërta ndodhte kur përpara ishin femra pasi truri bazohej më shumë tek procesimi konjitiv lokal, pra ato i shohim si një ansambël pjesësh të ndryshme.Profesoresha Sarah Gervais e Universitetit të Nebraskës, thotë se është befasues fakti se gratë perceptohen njësoj siç perceptojmë objektet. Kështu shpjegohet edhe fakti që përse gratë i shohim si objekte seksi.
Studimi është publikuar në Revistën Europiane për Psikologji Sociale.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus