Kryesore » 2012 » Prill » 25 » Ja pse nuk te merr telefon
8:48 AM
Ja pse nuk te merr telefon
"Nëse nuk të merr në telefon, e vërteta është se ti nuk i pëlqen më aq sa duhet”."Nëse nuk të merr në telefon, e vërteta është se ti nuk i pëlqen më aq sa duhet”. Kjo është ajo çka kemi mësuar nga një film i 2009 me titullin "He’s Just Not That Into You” i Ken Kwapis.Ditët e sotme në BBC janë pyetur persona në lidhje me raportin që kanë njerëzit me celularin dhe se si mund të llogaritet dashuria me sasinë e telefonatave apo mesazheve.

Ditët e sotme është koha ku të gjithë janë të pajisur me një telefon të thjeshtë, por më së shumti smartphone dhe mjaftojnë shumë pak veprime të thjeshta për t’u lidhur me këto, në çdo skaj të botës.

Një revistë shkencore ka analizuar dinamikën e jetës të më shumë se tre milionë përdoruesve evropianë të telefonisë celulare dhe ka rezultuar që femrat janë më të përqendruara në lidhje me seksin tjetër, kjo krahasuar me meshkujt.

Me pak fjalë rezultati: Ai nuk të merr në telefon pasi më parë dihet që do ta marrësh ti. Dhe kjo s’do të thotë aspak se ai nuk të do, por vëmendja e dukshme apo e jashtme është më e përmbajtur te mashkulli se te femrat.

Për sa i përket pyetjes në rast se personi i dashuruar është ai që merr me shpesh, nuk ka ardhur ende një përgjigje e saktë pasi ka raste që diçka e tillë ndodh, por gjithashtu ka raste të tjera në të cilat janë karakteristika të tjera të njeriut që nuk bëjnë që diçka e tillë të ndodhë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus