Kryesore » 2012 » Janar » 20 » Janari, muaji i zi për çiftet
1:21 AM
Janari, muaji i zi për çiftet
Janari është "muaji i zi” për çiftet, vlerësoi një sondazh i kryer nga e përditshmja britanike "Daily Mail”. Në këtë periudhë të vitit, britanikët shpenzojnë tetë minuta mesatarisht në ditë duke u zënë me partnerin, ndërsa dy në tre të intervistuar pranojnë se i kanë dhënë fund raportit të tyre në këtë periudhë.Kushtet atmosferike, mungesa e parave si pasojë e shpenzimeve të tepruara të kryera për festat e fundvitit janë disa prej arsyeve që shkaktojnë këtë krizë. Megjithatë, arsyet e vërteta gjenden thellë në psikologjinë e njerëzve.Një psikologe e sjelljes njerëzore, Donna Dawson, shpjegoi: "Janari dhe muajit e tjerë të dimrit njihen për një periudhë të natyrshme depresioni. Mungesa e dritës së diellit shkakton një stres të shtuar dhe mungesa e akvititetit fizik, si pasojë e kushteve atmosferike, bën që të jemi lehtësisht të irritueshëm. Një kombinim i tillë rrethanash rezulton shpesh fatale për çiftet”.Ndonëse sondazhi u krye vetëm në qytetet britanike, sipas "Daily Mail”, rezultatet kanë një vlerë globale, pasi arsyet që e bëjnë janarin "të zi” në ishull mbeten të njëjta edhe për zonat e tjera të botës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus