Kryesore » 2012 » Dhjetor » 7 » Je grua? Ndalohesh të përdoresh telefon se tradhton burrin!
1:48 PM
Je grua? Ndalohesh të përdoresh telefon se tradhton burrin!
Telefoni në kohët e sotme është një nevojë, por edhe kënaqësi pasi të ndihmon të mbash kontakte të vazhdueshme me njerëzit e tu të dashur. Por, çfarë do të ndodhte nëse femrës i ndalohet përdorimi i tij?
Një fat të tillë të keq kanë femrat e fshatit indian Bihar, të cilave u është ndaluar përdorimi i telefonit me pretendimin se mund të "komprometojnë atmosferën sociale të komunitetit". Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Numri i shtimit të tradhtisë bashkëshortore është arsyeja themelore, pasi telefonat nxisin femrat që të krijojnë njohje të reja, të cilat çojnë jo vetëm në braktisjen e bashkëshortit, por edhe braktisjes së fshatit. Fshati me shumicë myslimane i vendos rregullat administrative, bazuar në ligjet fetare. Shtimi i rasteve të tradhtisë, ku ta paktën 6 gra kanë braktisur burrin dhe shtëpinë për tu arratisur me një tjetër, ka shqetësuar drejtuesit e fshatit të cilët kanë vendosur të shtrëngojnë rregullat: "Për ne kjo është e pamoralshme",- ka deklaruar Manuwar Alam, kreu i komitetit, i cili vendosi ligjin anti-telefon. 

Por, ligji shoqërohet edhe me dy sanksione që parashikojë se " nëse një vajzë kapet me telefon në dorë, atëherë ajo mund të paguajë një gjobë rreth 130 stërlina, ndërkohë nëse kapet një grua atëherë ajo duhet të paguajë një gjobë që parashikon 110 stërlina.

Autoritet indiane kanë vendosur vënien në zbatim të ligjit, duke konfirmuar se nuk mund të lejojnë që gjëra të tilla të ndodhin në një shoqëri të shëndoshë, ndërkohë që aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar me argumentin se ky është një sulm ndaj lirisë së grave.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus