Kryesore » 2012 » Prill » 11 » Jeni në dietë, por shtoni në peshë, ja zgjidhja!…
5:04 PM
Jeni në dietë, por shtoni në peshë, ja zgjidhja!…
Ata që pandërprerë janë në dietë, e kurrsesi të humbasin kilogramët, me siguri se bëjnë diçka që ndikon nëmossukses Nëse kjo ju përkujton diçka, atëherë kjo është shenjë se diku po gabon.Ju paraqesim disa këshilla me ndihmën e të cilave mund të shmangni këto gabime dhe të arrini qëllimin e dëshiruar, humbjen në peshë.

Fillimi i dietës

Ndoshta kjo ju duket e çuditshme, por është një e vërtetë e gjallë: nganjëherë vetëm fillimi i dietës ju shtyn të shtoni në peshë. Në kohën e sotme në zyrat nutricistëve dhe të endokrinologëve në vend të dietës të cilët vuajnë nga mbipesha, atyre ju përshkruhet plani i ushqimit. Dieta është e përkohshme dhe kaluese, përderisa planit të ushqimit mund t’i përmbaheni deri në fund të jetës. Kështu që, humbjen e kilogramëve shtesë shikojeni si një plan afatgjatë e jo një plan për një periudhë të shkurtët kohorë.

Fillojmë me radhë

Me definicione të tilla në mendje, plani përfshin një rriskë të hollë buke me gjalpë apo me djathë. Paksimin e ushqimit fillojeni me një porcion sallatë të gjelbër, me pak domate dhe me erëza të shëndetshme dhe vaj ulliri. Para se të hidheni në fasule, oriz apo makarona, së pari konsumoni sallatë të gjelbër në mënyrë që ta ndjeni ngopjen.



Shkuarja në shtrat me ndjenjën e urisë

Shkuarja në shtrat me ndjenjën e urisë është një gabim i madh. Në mëngjes, pasi të jeni zgjuar, ndjenja e urisë do të jetë ende aty, kjo shumë më e fortë sepse keni kaluar disa orë në gjumë. Për më keq, gjasat për konsumimi të tepërt që në mengjes janë të larta nëse në natën paraprake në shtrat shkojmë me stomak të zbrazët. Uria ndikon edhe në cilësinë e gjumit, ndërsa ekspertët theksojnë se kjo është njëra nga arsyet e shtimit në peshë.

Ëmbëlsirat

Nuk është nevoja që të hiqni dorë nga ëmbëlsirat, në fakt është krejt e kundërta! Nutricistët lejojnë konsumimin e pemëve të thara, madje edhe të çokollatës, një apo dy herë në javë. Sipas ekspertëve, ekziston një kohë e përshtatshme për të konsumuar ëmbëlsirat: pas drekës! Në këtë mënyrë sheqeri do të përzihet me nutrientet e tjera dhe nuk do të ndikojë në rritjen e insulinës në gjak.

Vetëm sot

Kjo është një frazë tipike, të cilën e përdorin si arsyetim ata që duan t’i shmangen dietës. Ditëlindja e të dashurit, dreka familjare apo dita stresuese në punë nuk janë arsye që dy herë brenda një dite të vetme të konsumoni ëmbëlsira apo ta konsumoni edhe një porcion lazanje. Madje, edhe në raste të lumtura dhe të gëzimit mund të bëni zgjedhje të shëndosha, e për sa u përket momenteve stresuese dhe depresive, mbani mend se dëshira për ushqim nuk i zgjedh problemet tuaja, vetëm sa do t’ju dhurojë ndjenjën e fajtorit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus