Kryesore » 2012 » Prill » 12 » Keni humbur nje mik, cfare duhet te bejme
6:30 PM
Keni humbur nje mik, cfare duhet te bejme
Mosbesim, hutim, inat, por mbi te gjitha zhgenjim: keto jane disa nga ndjesite qe provojme kur nje mik ose mikeshe na kthen papritur krahet, nderkohe qe deri dje na kerkonte pa pushim, kalonim shume kohe bashke, benim projekte dhe kishim nje miqesi te forte. Pastaj, papritur e pa kujtuar ndryshon sjellje dhe nuk shfaq me asnje lloj interesi, rri si menjane duke luajtur edhe rolin e te ofenduarit. Kjo eshte nje pervoje qe secili prej nesh e ka provuar te pakten nje here ne jete, duke lene gjurme te ne, nese gjerat behen me tendence dhe ne fshehtesi te plote. Ato qe te vrasin me shume jane ftohtesia dhe mungesa e shpjegimit. Zhgenjimi eshte me i madh kur nuk kuptojme arsyen. Kush na kthen krahet, me ose pa dashje, zakonisht nuk i shpjegon arsyet e ndryshimit te menjehershem dhe nuk shfaq merzitje per miqesine te ciles ka vendosur t’i jape fund ne kete menyre. Po ashtu, ai nuk e kupton poshterimin qe shkakton tek tjetri.

Duke mos ditur arsyet se pse kjo miqesi prishet sa hap e mbyll syte, cdo njeri do te kerkonte shpjegime per kete sjellje. Nuk e dime se si duhet te ndihemi: te tradhtuar apo se kemi bere dicka keq. E gjithe kjo, sidomos kur jemi persona te ndjeshem dhe e vleresojme mendimin e te tjereve, na ben te ndihemi keq, aq sa edhe frenohemi ta pyesin personin qe kemi perballe pse ka ndryshuar keshtu: qendrojme te heshtur duke bluar me veten zhgenjimin. Ndihemi te dekurajuar dhe te inatosur, sepse mendojme se eshte absurde te humbasesh nje miqesi ne kete menyre. Cfare mund te kete ndodhur? Cila eshte arsyeja qe e ka shtyre shokun ose shoqen tone te marre kete vendim kaq te papritur? C’duhet te bejme? Te pranojme zgjedhjen e tij/saj dhe te mos poshterohemi per te rifituar miqesine e humbur?

Gjeja e pare qe duhet bere eshte qe ta shpetojme miqesine. Nese e duam dhe e vleresojme shokun/shoqen, eshte normale qe do t’i kerkojme shpjegime, por jo me shume se nje here. Nese gjerat nuk rregullohen, atehere secili do te shkoje ne rrugen e tij. Kur shoku/shoqja sheh qe ju nuk jeni merzitur, mund te jete ai/ajo qe do t’ju kerkoje shpjegime. Nese nuk ndodh asnjera prej ketyre, atehere dorezojuni humbjes se miqesise, sic i nenshtroheni fatit dhe shume gjerave te tjera qe ndodhin ne jete.

Pranoni kete situate te pakuptimte
Ndonjehere duhet te pranojme faktin se disa sjellje nuk kane nje shpjegim logjik. Mund te ndodhe qe "pergjegjesi” i situates te mos e kuptoje se perse e beri kete gje: gjithcka mund te jete shkaktuar nga ndryshimi i humorit. Te gjitheve na ndodh qe te kemi ndryshime te forta te humorit. Gjithsesi, ne nuk mund te marrim pergjegjesine per nje problem qe nuk na takon.
Kujdes, sepse ceshtja mund te kthehet ne nje fiksim
Nese zhgenjimi, pas disa muajsh vazhdon te jete i forte, mund te kthehet ne nje fiksim qe mund te na shkaterroje jeten dhe tregon pranine e nje problemi te ne. Ndoshta ajo miqesi ishte domethenese per ju, ose simbolizonte dicka shume te rendesishme nga e cila nuk mund te shkeputeni. Miqesia eshte nje thesar i cmuar, nga i cili asnjeri prej nesh nuk mund te heqe dore, por qe shpesh edhe te tremb, sepse nje dite shoku ose shoqja mund t’ju ktheje krahet me indiferencen me te madhe.

Miqesia ne zhvillimin e individit
Miqesite vijne pas marredhenies me prinderit dhe para lidhjes ne cift. Miqte jane te rendesishem gjate periudhes kur perfundon femijeria dhe fillon mosha madhore, por vlera e tyre eshte me e madhe gjate adoleshences. Miqesite lindin, por jo domosdoshmerish me individe te te njejtes gjini dhe moshe. Miqesite e para mund te lindin edhe gjate femijerise, kur djemte dhe vajzat ndajne te njejtat lodra dhe te njejtat eksperienca gjate rritjes. Dy femije qe luajne bashke, hyjne ne shoqeri dhe e zhvillojne me tej ate.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus