Kryesore » 2012 » Prill » 11 » Kujdes! Nenat obeze me shume rrezik per femije autike.
5:07 PM
Kujdes! Nenat obeze me shume rrezik per femije autike.
Sipas nje studimi te fundit amerikan, obeziteti i nenes gjate shtatzenise rrit rrezikun qe ato te lindin femije autike.Ndërkohë qe edhe ne vendin tone rastet e fëmijëve autike po shtohen, një studim amerikan tregon edhe disa shkaqe te reja te kësaj sëmundjeje. Një femër obeze apo diabetike ka me shume rrezik te linde një fëmijë autist apo me probleme nervore. Kërkuesit kane zbuluar se ky rrezik rritej me rreth 70% kur nenat bëheshin obeze gjate shtatzënisë. Për sa i përket lindjes se fëmijëve me vonesa nervore, kjo dyfishohej me obezitetin.
 Për te bere këtë studim u desh te analizoheshin 1.004 nena qe kishin fëmijë autiste apo me vonesa ne zhvillim, ndërkohë qe vetëm 14% e këtyre grave obeze kishin lindur fëmijë normale. Duhet thënë se edhe përqindja foshnjave me autizem te lindura nga nena diabetike rritej (nga 6,4% ne 9,3%). Megjithatë ky nuk është një tregues aq i larte sa për te bindur shkencëtaret për lidhjen mes diabetit dhe autizmit. Dr. Andrew W. Zimmerman, drejtor i Luire Center for Autism ne Massachsetts, thotë se jo te gjitha ato nena qe janë obeze gjate shtatzënisë do te lindin fëmijë te sëmurë me autizem, por rreziku tek ato është me i madh, prandaj duhen mare masa.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus