Kryesore » 2012 » Mars » 30 » Manovra se si të bësh për vete një femër
12:46 PM
Manovra se si të bësh për vete një femër
Metoda e maces dhe e miut është një ndër metodat më interesante.Ai që e përdor këtë metodë, luan me dinakëri si macja me miun. Ai e siguron vajzën e tij se nuk pretendon tjetër gjë, veçse pak miqësi. E kupton shumë mirë se dashuria akoma nuk mund të ekzistojë. Ndoshta edhe nga ana e tij tani për tani nuk ekziston, veç një ndjenjë e theksuar tërheqëse për vajzën që tenton t’i fitojë zemrën dhe e deklaron shpejt sepse është i ndershëm."Nëse nuk keni ndër mend të këmbeni dy fjalë, nëse dëshironi të mos më shikoni nuk ju mbetet të shqiptoni një fjalë.” …Fraza të bukura. Defekti i vetëm i tyre është se duhet t’i shqiptojnë kur të jenë të sigurt dhe kur ajo fillon të ketë një dobësi të theksuar për të dhe nuk është e prirur kaq lehtë të refuzojë shoqërinë e tij.Me shkathtësi e zotësi ai futet ngadalë gjithmonë e më shumë në shpirtin e saj, por nuk e detyron dhe nuk i bën asnjë presion. Është ajo që pak e nga pak humb terren e lihet të kapet në rrjetë.Kur është i sigurt për dashurinë e saj ai i bën një bisedë të këtij lloji: "Analizojeni thellësisht shpirtin tuaj që të mos pendoheni e të qani më vonë. Mendohuni mirë më parë, përpara se të jepni përgjigjen përfundimtare. Vetëm pasi të keni menduar thellë me qetësi, do t’i besoj dashurisë suaj”. Kështu që çfarëdo kthese të marrin ngjarjet më pas, ajo nuk do të të qortojë për asgjë. Ka qënë vetë ajo që ka vepruar me vetëdije e liri të plotë.Kjo është manovra më e mirë sepse e detyron vajzën të veprojë me iniciativë. Çdo joshës duhet të bëhet zot i kësaj metode dhe ta përdorë gjithmonë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus