Kryesore » 2012 » Prill » 23 » Mashkulli ideal që dëshirojnë femrat
9:35 PM
Mashkulli ideal që dëshirojnë femrat
Ja identikiti i burrit qe cdo femer do ta donte ta kishte perkrah.Femrat dëshirojnë mashkullin, i cili nuk ka frikë të qajë, është në formë të mirë, ka qëndrim, ka ndjenjë të mprehtë të modës dhe në mënyrë të shkëlqyeshme gjendet në riparimet shtëpiake. Mashkulli i përkryer ka rrogë të mirë, lëviz me Audi dhe pi birrë: këtë ka treguar hulumtimi i zinxhirit tregtar britanik, "Austin Reed".Ky mashkull ka edhe ndjenjë të theksuar për modë, trup të shkëlqyeshëm, flokët e zinj të shkurtër dhe fytyrë të rruar. Gjithashtu nuk është vegjetarian dhe di të gjendet mirë me riparimet në shtëpi, shkruan Huffington Post. Di t'i japë edhe biçikletës e të notojë, ka rrogë të mirë, ndërsa familjen e ka në rend të parë.
Gati 86 për qind e femrave dëshiron një mashkull, i cili rregullisht bisedon me nënën dhe nuk frikësohet të lëshojë ca pika loti gjatë një filmi të prekshëm, kurse 43 për qind e tyre më shumë pëlqejnë ata që dinë të bëjnë shaka.
"Femrat kanë pritje të mëdha nga mashkulli i përkryer. Më e rëndësishme është mënyra me të cilën mashkulli prezantohet, por edhe pse nuk duan një tip shumë të grimosur, për pjesëtarët e gjinisë së bukur është e rëndësishme që t'i përcjellin pak trendet”, thekson zëdhënësi, Austin Reed.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus