Kryesore » 2012 » Maj » 2 » Meshkujt e varfër janë më të dëshirueshëm?
10:55 AM
Meshkujt e varfër janë më të dëshirueshëm?
Të rejat e sotme me siguri më parë do të martohen për mashkullin "nën to” sesa ta zgjedhin partnerin i cili ka më shumë para dhe status më të lartë social se ato.Raporti, të cilin e ka publikuar „Institute for Public Policy Research", tregon që aspiratat e femrave kanë ndryshuar me kalimin e kohëve, dhe që martesat e sotme nuk janë as afër atyre nga vitet 40 të shekullit të kaluar. Shkaku kryesor i këtij ndryshimi është pozicioni gjithnjë më i mirë i femrave në punë.

Sipas kësaj statistike, 50 për qind të femrave në moshën prej 17-30 vjet kanë edukim të lartë, ndërsa te meshkuj kjo përqindje është 42, çka po ashtu reflektohet edhe në rritjen e të ardhurave të femrave.

Si rezultat i ngritjes së statusit financiar, numri gjithnjë e më i madh i femrave ka mjaft resurse që të mund të martohet me mashkullin i cili fiton më pak se ajo.

Përveç rritjes së numrit të femrave të cilat në martesë hyjnë me meshkujt më pak të fuqishëm, çka nuk ndodhte në të kaluarën, në rritje është edhe numri i martesave në mes partnerëve me status të njëjtë social.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus