Kryesore » 2012 » Gusht » 20 » Në shtrat me partnerin mos harroni...
1:52 PM
Në shtrat me partnerin mos harroni...
Të gjitha çiftet dëshirojnë të kenë një jetë perfekte sentimentale dhe të dijnë të respektojnë dëshirat e njëri-tjetrit.Të dish të bësh të lumtur partnerin është një aspekt tepër i rëndësishëm i një lidhje, jo vetëm sepse shohim të lumtur njeriun më të dashur, por edhe vet ndjehemi mirë.Asnjërit prej tyre nuk i pëlqen të shkojë në shtrat për të fjetur dhe aty të gjejë një "mumje”, në vend të bashkëshortes ose të dashurës, ndaj dhe idetë duhet të jenë të qarta në çdo lëvizje.Për këtë arsye është e rëndësishme të njihen jo vetëm zonat erogjene (në mënyrë që të drejtosh partnerin) por edhe ato të tjetrit, për një barazim që mund të përshkruhet erotik.

Duhet të jeni të kujdesshëm në vështrimin kundrejt partnerit tuaj.

Nëse nuk jeni tip tepër romantik, të paktën mos mënjanoni vështrimin mes njëri-tjetrit.

Pjesë e rëndësishme e intimitetit është edhe përkëdhelja dhe puthja.

Të brendshmet dhe lëkura e lëmuar e femrës, janë një tjetër aspekt tepër i rëndësishëm në raportin seksual mes dy personave.

Jo vetëm, por femra gjithashtu duhet të jetë tepër e kujdesshme edhe kur flet gjatë qëndrimit në shtrat me partnerin, pasi këshillohet të thotë sa më shumë fraza pikante.

Gjithashtu specialistët këshillojnë që fjalët të lihen mënjanë gjatë aktit seksual pasi sipas tyre ky është një moment ku dashuria nuk kërkon fjalë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus