Kryesore » 2012 » Prill » 26 » Nese keni miq terheqes ne Facebook,aq me shume te bukur jeni
9:29 AM
Nese keni miq terheqes ne Facebook,aq me shume te bukur jeni
Në Facebook sa më shumë miq tërheqës të keni aq më shumë popullorë dhe të bukur jeni.Në Facebook sa më shumë miq tërheqës të keni aq më shumë popullorë dhe të bukur jeni. Diçka e tillë vlen mbi të gjitha për femrat: në rast se miqtë e saj janë të bukur atëherë është dhe vetë ajo është e tillë.
Kjo është bërë e ditur nga një studim i cili kthehet në kohë dhe i referohet Charles Darwin për të deshifruar kodet e rrjeteve sociale, citon noa.al.

"Individët, - ka pohuar hulumtuesi holandez Piet Kommers – janë të tërhequr nga persona që duken me shëndet të mirë, të lumtur dhe "pjellorë”, në kuptimin seksual të fjalës. Është një ligj evolucioni i themeluar”.

Skuadra e Universitetit të Twente dhe Enschede ka krijuar katër profile Facebook me fotografi të një mashkulli dhe një femre, që mund të konsiderohen si "neutralë” nga ana e paraqitjes së jashtme.

Për të dy u krijuan nga dy faqe të ndryshme me miq "joshës” dhe të "shëmtuar”.

Për sa i përket anës së informacioneve profilet ishin të njëjta dhe kjo në lidhje me vendbanimin, datën e lindjes, interesat, filmat dhe muzikën e preferuar.

Hulumtuesit kanë marrë në pyetje 74 studentë nga mosha 21 deri në 31 vjeç duke kërkuar të jepnin gjykimin e tyre në lidhje me paraqitjen e jashtme të personave.

Ata gjithashtu u bazuan gjatë këtij testimi në tematika të tipit nëse dikush mund të bëhej mik me personin në fjalë apo nëse do të ishin gati për një takim.

Studiuesit në përfundim të pyetësorit, kanë demonstruar se të rinjtë ishim më të prirur të zgjidhnin profilin me miqtë më tërheqës.

"Aspekti i miqve – lexohet në rezultat e studimit – ndikon shumë në gjykimin që të tjerët bëjnë për pronarin e profilit”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus