Kryesore » 2012 » Maj » 27 » Njerëzit e bukur janë egoistë dhe partnerë të këqij jetësorë
2:03 PM
Njerëzit e bukur janë egoistë dhe partnerë të këqij jetësorë
Natalie Portman, Brad Pitt e George Clooney, konsiderohen si partnerë idealë në ëndrrat e tyre, një hulumtim ka treguar se duhet të hiqni dorë nga një ëndërr e tillë.Sipas një eksperimenti shoqëror, njerëzit me fytyrë simetrike, të cilët konsiderohen të bukur, janë egoistë nga natyra.Shkencëtarët nga Universitetet e Edinburghut, Barcelonës dhe Madridit, teorinë e tyre e kanë bazuar në dilemën- në të cilën dy persona nuk duan të bashkëpunojnë edhe pse mund të përfitojnë nëse punojnë së bashku.Rezultatet e këtij studimi kanë treguar se personat me linja simetrike të fytyrës, janë më pak të prirë që të bashkëpunojnë dhe më shpesh e zgjedhin opsionin vetjak."Personat me fytyrë simetrike janë më të shëndetshëm dhe më atraktivë, po ashtu janë autonomë dhe më vështirë bashkëpunojnë me të tjerët apo kërkojnë ndihmë”, pohojnë autorët e studimit.Po ashtu, është treguar se këta persona kanë nivel më të lartë të testosteronit, gjë që lidhet me agresivitet dhe se meshkujt që i takojnë këtij grupi nuk janë lojtarë ekiporë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus