Kryesore » 2012 » Korrik » 22 » Përse meshkujt flenë pas seksit
3:56 PM
Përse meshkujt flenë pas seksit
Nuk është e fshehtë që shumë meshkuj bien në gjumë pas një marrëdhënie seksuale. Një tendencë e tillë prej shekujsh është shndërruar në një makth për seksin e kundërt, por pas disa skanimeve në tru, disa shkencëtarë francezë arritën në përfundimin që faji nuk është i meshkujve, por i mënyrës se si ata kanë lindur.Thellë në brendësinë e trurit, meshkujt dhe femrat kanë një ndryshim që komandon edhe sjelljen pas një takimi seksual.Korteksi celebral, është ajo pjesë e trurit nga e cila varet pothuajse tërësisht elementë si vëmendja, përqendrimi, ndërgjegja dhe përceptimi i vendndodhjes.Ndërsa aktiviteti i korteksit tek femrat është pothuajse i njëtrajtshëm, tek meshkujt, pas një orgazme regjistrohet një ulje drastike e aktivitetit, duke e bërë një sfidë më vete qëndrimin zgjuar.Efekti i përgjumjes përforcohet tek meshkujt edhe nga efekti i hormonit serotonin, që shkakton ndienjën e kënaqësisë, por njëkohësisht përmbajtja kimike e këtij hormone shkakton edhe trullosje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus