Kryesore » 2012 » Mars » 14 » Pozicioni i fjetjes
1:41 PM
Pozicioni i fjetjes
Nëse ajo fle me kokën ne kraharorin e tij është një sinjal i qartë i mbizotërimit të besimit, mbështetjes dhe sigurisë që gruaja ka gjetur te partneri i saj. Dashuria duket edhe në gjumë. Sipas disa hulumtimeve, pozicioni që një grua dhe një burrë marrin gjatë gjumit, është një tregues nëse duhen dhe sa duhen. Nëse ajo fle me kokën ne kraharorin e tij është një sinjal i qartë i mbizotërimit të besimit, mbështetjes dhe sigurisë që gruaja ka gjetur te partneri i saj. Nëse ai fle pas kurrizit te saj i përqafuar me të, tregon se partnerja e tij është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme. Ai e ka shoqe dhe të dashur njëkohësisht. Kur ai fle me kokën ne barkun e saj, duhet te kuptoni se raporti ka nevoje për një marrëdhënie seksuale. Ky pozicion fjetjeje simbolizon dëshirën e tij për marrëdhënie intime. Ajo pas tij dhe ai para i kërrusur është një shenje e kërkesave që femra ka për mbrojtje dhe e gadishmërisë se partnerit për t’ja siguruar gjithnjë këto kërkesa. 
Fjetja me duar te bashkuara është qershia mbi tortë në lidhje me marrëdhëniet në çift. Dy persona që preferojnë të flenë kështu kanë një ndjenje të fortë dashurie për njëri-tjetrin dhe janë bashkëpunëtore dhe kur janë zgjuar, mirëkuptimi i tyre është ne nivelet më të larta sa merren vesh edhe vetëm me sy. Larg nga njëri-tjetri dhe të relaksuar është një pozicion që flet për një braktisje momentale dhe dorëzim vetëm në kënaqësinë që të fal procesi i gjumit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus