Kryesore » 2012 » Janar » 28 » Tradhetia, si te jeni serish bashke?
9:27 AM
Tradhetia, si te jeni serish bashke?
Nje plage e veshtire per tu sheruar, por mundesia per te ndrequr gjithcka dhe per ta nisur gjithcka nga e para ekziston gjithnje.Nje plage e veshtire per tu sheruar, por mundesia per te ndrequr gjithcka dhe per ta nisur gjithcka nga e para ekziston gjithnje.Shiko realitetin ne sy
Te futesh koken ne rere si nje struc, nuk eshte zgjidhje. Per te kapercyer nje tradheti ju duhet se pari te pranoni faktin, pra ate qe ndodhi. Vetem atehere mund te vendosni se cilat do te jene hapet e ardhshem qe do te hidhni, pasi vetem ne kete menyre ju do te mund te analizoni ngjarjen dhe te korigjoni raportin, pse jo edhe pergjigjet tuaja.
Shmang kujtimet e keqija
Nje nga rreziqet me te medha qe behet shkak per interpretim i marredhenieve ne cift jane pikerisht kujtimet, rikthimi ne driten e fakteve te reja te atyre qe nuk i kishe kuptuar si duhet.Por, ne fakt, nese do te ktheheni pas, eshte me mire te lini gjithcka ne mes, ne vend qe te mendoni se lidhja juaj do te vijoje. Rreziku i vertete i ketij kthimi pas, eshte mundesia per te shkaterruar kete lidhje dashurie, ne vend qe ta qartesoje. Hidheni pas, ate cka ndodhi, qendroni se bashku per te ndihmuar njeri-tjetrin.

Behuni te ndershem
Nese keni vendosur realisht te jeni ende ne krahet e njeri tjetrit, atehere duhet se pari te tregoheni te ndershem. perpiquni qe te ndani mes jush, sekrete te pathena me pare, ne menyre qe te mos kujtoheni neser per ca detaje te vogla qe mund te minojne gjithe dashurine. Sinqeriteti eshte menyra me e mire per te kapercyer tradhetine.

Vendosni rregulla te reja
Nese vendosni te rinisni gjithcka nga e para eshte e nevojshme te vendosni disa rregulla te reja loje, te cilat duhet te jene te qarta dhe te pranohen nga te dyja palet. Kjo eshte nje faze e cila ne te vertete zbulon piken tuaj me te forte, konsensusin, per kete qellim rregullat duhet te percaktojne qartesisht menyren e te sjellurit dhe gjuhen e komunikimit.

Llogarit edhe koston e vuajtjeve
Gjithcka ka nje cmim, edhe atehere kur e ke hedhur pas nje tradheti. Kjo eshte ajo qe ne jemi te gatshem te paguajme per te qendruar se bashku. Cmimi qe paguhet kur tradhetohet eshte vuajtja e madhe, pa folur qe duhet te duroje faktin qe ka humbur besimin dhe vetevleresimin. Por personi i tradhetuar nuk duhet te jete i vetmi qe do te paguaje nje cmim.Partneret duhet te bien dakord per tu testuar. Tregoni sesa te gatshem jeni per te ndryshuar, por edhe per te shpetuar jeten ne cift.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus