Kryesore » 2013 » Nëntor » 30 » Jeta moderne po i mban njerëzit larg seksit
10:00 AM
Jeta moderne po i mban njerëzit larg seksit

Shqetësimet monetare dhe çorientimet nga media shoqërore kanë ndikuar që njerëzit të bëjnë seks më rrallë, thonë kërkuesit në Britaninë e Madhe. Sondazhi që kryhet një herë në dhjetë vjet me 15 mijë britanikë të pyetur zbuloi se popullsia në moshën 16-44 vjeç po bën seks aktualisht më pak se pesë herë në muaj. Një dekadë më parë, mesatarja ishte gjashtë herë në muaj. Sondazhi është kryer më herët në vitet 1990-‘91 dhe 1999-2001.

Autorët e studimit thonë se jeta moderne po prek urinë tonë seksuale. "Njerëzit janë të shqetësuar për vendet e punës dhe për para. Ata nuk janë në gatishmëri për seks. Por ne mendojmë se edhe teknologjitë moderne janë përgjegjëse. Njerëzit kanë tableta dhe telefona inteligjentë të cilët i marrin me vete në dhomën e gjumit duke i përdorur në çdo orë”, tha njëra prej autoreve të studimit.

Ajo shtoi se të dhënat e vrojtimit sugjerojnë se çiftet mes 16 dhe 44 vjeç mund të jenë duke përdorur pornon në internet si zëvendësues për seksin.

Burrat e pyetur më 2010 dhe 2012 raportuan se kanë kryer seks 4.9 herë në muaj ndërsa gratë, 4.8 herë. Në të dyja vrojtimet e mëparshme, rezultati për të dyja gjinitë ishte më shumë se 6.

Studimi pyeti edhe njerëzit më të moshuar mbi jetën e tyre seksuale. Ai zbuloi se 42 për qind e grave dhe 60 për qind e burrave nga 65 në 74 vjeç kanë bërë seks gjatë vitit të fundit.

Gjithsesi, mesatarja për këtë grupmoshë ishte 2.3 herë në muaj për burrat dhe 1.4 herë për gratë. Mes burrave të moshës 25 deri në 34, seksi kryhej 5.4 herë në muaj mesatarisht, ndërsa gratë në grupmoshën 16-24 vjeç mbanin rekordin me 5.8 herë në muaj.

Vrojtimi zbuloi edhe se mosha kur njerëzit fillojnë të bëjnë seks për herë të parë sot është më e ulët se sa në të shkuarën.

Të rinjtë e sotëm nën 25 vjeç kanë kryer seks për herë të parë në moshën 16 vjeç ndërkohë që të moshuarit e grupmoshës 65-74 vjeç raportojnë se kanë kryer seks për herë të parë rreth moshës 19 vjeç.

Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus