Kryesore » 2013 » Janar » 8 » Disa rregulla qe lidhja juaj te jete e lumtur
3:28 PM
Disa rregulla qe lidhja juaj te jete e lumtur
Te gjithe kane qejf te flasin per dashurine. Per me shume se kaq, te gjithe deshirojne ta perjetojne. Nevoja jone per dashurine eshte e pamase, ndersa rrjedh nga brendesia jone. Kete na e ka percaktuar natyra si qenie shoqerore. Prandaj, kur jemi vetem, nuk jemi "ne element". Pervec nevojave biologjike, ngjashem me ate te ngrenies dhe te perteritjes, te gjithe kemi nevoje per afersi dhe dashuri. Te gjithe njerezit duan, por jo te gjithe ne te njejten menyre.
Ekzistojne shume lloje dashurish, per shembull dashuria ndaj nenes, ndaj vellait, ndaj femijes, por, kur flasim per dashurine, ne te vertete mendojme ne "dashurine mbi dashurite", ose per dashurine romantike. Pse? Sepse, ajo eshte dic per te cilen bejme gjithcka cfare bejme. Per shkak te saj jemi te lumtur ose vuajme, shkruajme poezi...Per kete dashuria romantike eshte ne fokus te interesit tone. Eshte problem pse nganjehere dashurine e arrijme veshtire ose e humbim lehte?

Ne p ju sjellim disa keshilla qe lidhja juaj e dashurise te jete e lumtur.

Si fillim njiheni personin
Secila dashuri fillon me ndjenjen e afersise, ndersa kjo me pelqimin. Qe te behemi te afert me ndonje person, ai duhet te na ngashenjeje. Ky ngashenjim me shpesh ka te beje me terheqjen trupore, ndonese ky kriter nuk eshte i drejte, ndersa me kalimin e kohes mund te duket si i parendesishem. Pse? Sepse ne fillim mungojne informacionet e rendesishme, prandaj jemi nen ndikim te asaj cfare sheh syri yne. Me vone, kur e njohim me mire personin i cili na ka intriguar, hyjme ne fazen e permiresimit te pershtypjeve te para. Nga pervoja, shumica nga ne e di se ndonjehere nga ajo pershtypje e pare demi tashme eshte bere. Prandaj, para se ta fshini dike ose t'ia dhuroni besimin tuaj dhe dashurine - jepini vetes kohe dhe kujtohuni. Syte teper te bukur, zeri i kendshem ose shtati i hijshem, nuk flasin per vetite e te perzgjedhurit.

Dashuria dhe relaksimi
Fillimi i cdo dashurie shenon te qenit te dashuruar. Per kete arsye shume te dashuruar i mundon ndjenja e mungeses - kur jane larg, nuk pushojne se menduari per njeri-tjetrin, vijimisht i telefonojne njeri-tjetrit dhe me ore te tera bisedojne, disa madje thone se ndiejne dhembje fizike kur jane larg nga personi me te cilin jane te dashuruar.
Ndersa kur personat e dashuruar jane bashke, ndiejne nevoje te kembejne butesi, shikohen me shume dashuri dhe gati harrojne boten perreth. Pas nje kohe kjo faze e pare e dashurise kalon ne fazen e dyte - te clirimit te kendshem ne shoqeri te personit qe na terheq, te cilin e kupton dhe e mbeshtet. Keshtu, dashuria na mbush me ndjenjen e kenaqesise dhe eshte krejt normale te deshirojme qe situata e tille te zgjase e te zgjase.
Vecse, dashuria nuk eshte cilesi e lindur, prandaj shumekush befasohet kur partneri e braktis per shkak te mosperfilljes. Ne fakt, sikurse miqesia, edhe dashuria eshte bime e ndjeshme, e cila vazhdimisht do perkujdesje, kultivim dhe mbeshtetje.

Dilni, komunikoni
Disa meshkuj e femra veshtire vene ose veshtire shprehin lidhjene dashurise. Kete veshtiresi ne lidhje e kane personat e pasigurt, te cilet kane mungese te veterespektit dhe ne shoqeri jane te mbyllur. Edhe po qe se e gjejne personin i cili u pelqen, nuk kane guxim t'i afrohen, ndersa, kur i mbizoterojne veshtiresite e njohjes, dyshojne - a thua vertet i pelqejne personit te caktuar?
Personat e tille nuk dine t'i kthejne as t'i shprehin ndjenjat e tyre dhe "i mbyt" xhelozia. Thene ndryshe, rreth vetes zgjerojne klime te papershtatshme per krijimin e lidhjes romantike. Ndersa per tipa te tille nevojitet kohe dhe krijim i rrethanave te pershtatshme. Shumica ankohen se per shkak te punes nuk kane kohe per lidhje, se "nuk kane rast" ta njohin dike ... qe vertet eshte fakt ne kete bote tonen.

Kush rrezikon, perfiton
Pak njerez e dine se nuk mund te jene te afert me shume persona ose me te gjithe njesoj. Me rendesi eshte te gjesh personin e vertete per lidhje dashurie. Per kete mund t'ju ndihmoje rregulla e pashkruar e cila thote - "Sa me shume te deshirosh dicka, aq me veshtire do te kesh sukses ta kesh". Dashuria, nese nuk e keni ditur, vjen kur nuk besoni, si vetetima. Nuk mund te thirret me lutje, as me dhune. Porse, veshtire do ta perjetoni nese terhiqeni ne vetvete ose pritni te vije si princi ne kale te bardhe, sepse kjo ndodh vetem ne perralla.
Jetojeni jeten, silluni ne shoqeri te njerezve interesante, lejoni t'ju prijne ndjenjat, ngjarjet dhe situatat. Lejoni vetes ta zbuloni dashurine, edhe atehere kur i frikesoheni. Nje proverb i vjeter thote - "Kush nuk rrezikon, nuk perfiton". Per secilin njeri ekziston shtegu i vecante, i cili shpie tek partneri. Shetitni neper ate shteg.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus