Kjo histori në fakt është pjesë e një filmi italian me titull "Fuga di cervelli” (Arratisje trush), me regji të Paolo Rufinit, i cili pritet të dalë së shpejti në sallat kinematografike.Mbajtja e një marrëdhënieje në distancë të gjatë nuk është asnjëherë e lehtë: kilometrat që ndajnë dy shpirtra dhe dy zemra janë burim i frikës, vuajtjes e shpeshherë i keqkuptimeve dhe i grindjeve. Në lidhje me këtë diçka di i turpshmi Emilio (Luca Peracino), i dashuruar me Nadian (Olga Kent) qysh kur ishin dy fëmijë të vegjël. Në momentin që u rrit, i riu mendoi t’i shprehte vajzës ndjenjat e tij, por ajo i tha se ishte gati për t’u nisur në Oksford. Emilios iu duk sikur iu shemb toka nën këmbë, por miqtë e tij Alfredo (Paolo Ruffini), Lebouski (Guglielmo Scilla), Franko (Frank Matano) e Alonso (Andrea Pisani), thurën një plan: edhe ata u regjistruan në universitetet më të famshme angleze, duke falsifikuar dokumentet, diplomat.
Kjo histori në fakt është pjesë e një filmi italian me titull "Fuga di cervelli” (Arratisje trush), me regji të Paolo Rufinit, i cili pritet të dalë së shpejti në sallat kinematografike. Në film, natyrisht, historia është e gjitha "një e qeshur” dhe problemi zgjidhet në një mënyrë të "pazakontë”, por në të vërtetë, në realitet, marrëdhëniet në distancë janë të vështira për t’u menaxhuar, me anë negative, por edhe pozitive. Por cilat janë këto anë? Ne po ju sjellim ato më kryesoret!
Anë pozitive: kohë e lirë
Natyrisht ka shumë kohë të lirë për ta kaluar me miqtë. Pas një telefonate ku i shpreh "natën e mirë” të dashurit/ës tënde mund të shkosh dhe të argëtohesh në një lokal, për të pirë, për të ngrënë dhe ndoshta duke i dhënë fund mbrëmjes me një kërcim në disko.
Anë pozitive: asnjë monotoni
Marrëdhënia e një çifti prej një kohe të gjatë shumë shpejt kthehet në monotoni. Por nëse ajo mund të konsumohet më pak, atëherë ky rrezik hiqet: dëshira për t’u parë, për t’u përkëdhelur e për t’u prekur është aq e madhe saqë çdo gjë që bëni është gjithmonë e re dhe emocionuese. E rëndësishme është të qëndroni bashkë…
Anë negative: moskryerja e marrëdhënieve seksuale
Seksi është ndoshta aspekti më i komplikuar për t’u "menaxhuar” dhe për ta mbrojtur si të thuash në ekuilibër. Kur të takoheni mund të fitoni kohën e humbur, por mos harroni se duhet të bini vazhdimisht dakord për t’i qëndruar besnikë njëri-tjetrit ose si alternativë tjetër mund të përdorni pak "pasion nëpërmjet telefonit”.
Anë negative: xhelozia
Nuk mund të shiheni, por mund të kontaktoni nëpërmjet telefonit dhe teknologjive të reja, megjithatë kjo nuk mjafton. Pyetja që lind më së shumti është: a do të jetë ai/ajo besnik/e? Kështu lind edhe ajo ndjenja tinëzare dhe e rrezikshme që është xhelozia, që të bënë të "ngresh” shumë pyetje dhe një nevojë dëshpëruese për të kontrolluar partnerin.
Mos iu dorëzoni largësisë
Lidhja në distancë nënkupton situatën kur dy të dashuruarit gjenden larg njëri-tjetrit. Lidhjet e tilla shpesh mendohet se nuk mund të funksionojnë, por nuk është e thënë të jetë kështu. Distanca midis dy të dashuruarve me të vërtetë është një gjë e vështirë në çdo lidhje, por kjo nuk do të thotë se duhet të shikoni vetëm anët negative.
Përkushtojuni mendimeve pozitive dhe vlerësojeni çdo moment që kaloni me partnerin. Bëjani me dije partnerit se e doni, gjë që duhet t’ia përsërisni sa më shpesh.
Flisni çdo ditë se çka ju ka ndodhur në jetën e përditshme, meqë kjo ju ndihmon që ta mbani afërsinë midis jush. Fundja, ekspertët kanë konstatuar se në lidhjet në distancë, sikur edhe në ato të tjerat, ekziston doza e njëjtë e intimitetit, besimit, përkushtimit dhe sadisfaksionit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus