Kryesore » 2012 » Prill » 16 » Situata stresuese? Ja si t’i përballoni
11:58 PM
Situata stresuese? Ja si t’i përballoni
Ekzpozimi në mënyrë të përsëritur, me ndërprerje, për pak kohë ndaj stresorëve përballohet mirë gjatë stadit të parë 
Çfarë është stresi?
Stresi është një përgjigje normale fizike, mendore ose emocionale e trupit dhe mendjes tonë ndaj një ngacmuesi (stresori) të jashtëm apo të brendshëm.
Cilat janë burimet e stresit?
Stresorë të jashtëm: Të gjithë ne kemi rrethana të jashtme që shkaktojnë stres. Çdo moment tensionues në punë, çdo problem në familje apo shoqëri, çdo frikë në lidhje me paratë, shëndetin, të ardhmen apo emocionet në jetën tuaj, humbja e një të afërmi, sëmundjet e rënda, divorci, menopauza, puna e tepërt, koha e pakët, çdo ngjarje e papritur nga momenti i lindjes deri në vdekje mund të jenë burim stresi. Stresuese mund të jenë edhe ngjarjet pozitive në jetë si martesa, lindja e një fëmije, shtatzania, pushimet. Të gjitha këto burojnë nga ambienti rrethues, pra janë stresues të jashtëm. Stresorët e brendshëm: Veç streseve të jashtme ne kemi edhe shumë strese të brendshme që i krijojmë vetë në sajë të perceptimit tonë psikologjik. Këtu përfshihen pesimizmi, vet-kritika, mendimi i ngurtë, mendime të llojit gjithçka ose asgjë, pritshmëri të lartë nga vetja, perfeksionizmi, ankthi i performancës, frika nga dështimi, frika nga ajo që do të mendojnë të tjerët, ndryshimet fizike në pubertet, të qenit i ndryshëm tek invalidët etj.

Si reagon organizmi ndaj stresit?
Në një situatë stresuese, në stadin e parë të quajtur edhe stadi i alarmit ose stadi akut, rezistenca e organizmit është nën normë, prandaj ai duhet të mobilizohet. Organizmi në fillim prodhon sasi të mëdha të hormonit adrenalinë. Ajo shpejton rrahjet e zemrës dhe rrit furnizimin e indeve me oksigjen dhe energji. Kujtesa, përqëndrimi dhe reflekset përmirësohën. Pupilat zgjerohen për të patur një shikim më të mirë. Pavarësisht nga natyra e stimulit, përgjigjia natyrale e organizmit do të jetë e njëjtë. Nëse stimuli vazhdon, ju kaloni në stadin e rezistencës. Organizmi mobilizohet për t’u mësuar me stresuesin duke u vendosur në një ekuilibër të ri ku niveli i rezitencës është mbi normalen. Ai prodhon hormone të tjera stresi si kortizol, dopaminë, serotoninë, endorfina etj. Deri në këtë moment stresi është natyral e i dobishëm për organizmin. Ekzpozimi në mënyrë të përsëritur, me ndërprerje, për pak kohë ndaj stresorëve përballohet mirë gjatë këtij stadi. Nëse stresi zgjat së tepërmi dhe organizmi është i paaftë për ta përballuar, ai kalon në stadin ë rraskapitjes ose të stresit kronik. Rezistencat e organizmit dëmtohen dhe ekuilibri prishet. Në këtë stad fillojnë të shfaqen edhe sëmundjet e lidhura me stresin.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus